Mushkolaj: Hoti, profil tipik i LDK-së

Analisti Imer Mushkolaj nuk është befasuar që Lidhja Demokratike e Kosovës zgjodhi Avdullah Hotin, për t’i prirë listës në zgjedhjet e 11 qershorit. Thotë se Ministri i Financave në detyrë Avdullah Hoti ka një profil tipik të partisë që udhëhiqet nga Isa Mustafa.

“Do të çuditesha nëse nga LDK-ja do të kandidohej dikush tjetër duke pasë parasysh mënyrën qysh funksionon LDK-ja, qasjen e LDK-së”, tha Mushkolaj në ‘Debat Plus’ në televizionin Dukagjini.

Thotë se Hoti nuk është treguar dinamik derisa thekson se kësaj partie i duhet mobilizimi i elektoratit të ‘fjetur’ siç e quan ai.

“Nuk është se kemi pa të jetë shumë dinamik sa në njëfarë forme të mobilizojë elektoratin e fjetur të LDK-së. Është e rëndësishme te LDK-ja që pikërisht ai elektorati që ka refuzu të votojë të paktën që nga vdekja e Presidentin Rugova edhe ajo përplasja që ndodhi me ndamjen e LDK-së do të mund të mobilizohet që të votojë për LDK-në por është një profil tipik i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha Mushkolaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme