Vuçiç presidenti: Nuk kam ndërmend të heq dorë nga Kosova

Presidenti i ardhshëm i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka thënë se puna e parë që do të bëjë si president, është se do të betohet në Kushtetutë dhe se sipas saj, ai nuk do e njohë Kosovën, por gjithashtu nuk do të heqë dorë nga ky vend.

Kreu i Partisë Liberale Cedomir Jovanoviç e ka pyetur Vuiçiçin nëse do heqë dorë si presidenti i ardhshëm nga e gjithë prespektiva europiane e Serbisë duhet të vendosë për Kosovën, ai është shprehur: “Unë do të betohem në Kushtetutë, prandaj s’kam të drejtë të heq dorë nga Kosova, por ne duhet ta hapim këtë çështje.”

“Unë nuk do ta njoh Kosovën. Kjo nuk është politikë e imja, por jam gati të bisedoj dhe të pranoj faktin se në vendin tonë jetojmë me shumë legjenda e mite”, u shpreh Vuçiç. /albeu.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme