Rolls-Royce Sweptail ka debutuar në Villa d’Este dhe konsiderohet si vetura e re më e shtrenjtë në botë.
Sipas disa thashethemeve, ky model ekskluziv nga Rolls-Royce do të kushtoj rreth 13 milion dollarë amerikan, transmeton Express. Por drejtori ekzekutiv i kompanisë, Torsten Muller-Otvos ka mohuar që ky model do të kushtoj aq por ka thënë që do të jetë shumë i shtrenjtë.
Veturat si Pagani Huayra BC, Bugatti Chiron dhe Koenigsegg të cilat kushtojnë rreth 3 milion dollarë do të duken si vetura të lira në krahasim me këtë Rolls Royce.
Mbetet të shohim nëse këtë veturë do ta shohim së shpejti me ndonjë pronar nga Kosova ose Shqipëria.