Vuçiq i vendosur për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë

Si president i Republikës do të bëj gjithçka që të ndërtohet autostrada nga Nishi deri në Prishtinë.

Kështu citohet të ketë thënë sot presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili nesër merr detyrën në postin e ri, transmeton Koha.net, raportimin e FoNet.

Në konferencën e fundit me gazetarët në cilësinë e kryeministrit të Serbisë, Vuçiq tha se nuk parapëlqen të komentojë deklaratat e atyre që kontestojnë ndërtimin e kësaj autostrade dhe ka shtuar se te Graçanica jetojnë 35 mijë serbë, po aq në Anamoravë dhe plus ata te Shtëprca dhe se kjo rrugë do të jetë ndihmë për ta.

Vuçiq ka thënë po ashtu se pjesa nga Nishi deri në Merdar është nga më të varfrat në Serbi dhe kësaj ane autostrada po ashtu do t’iu sjell prosperitet.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme