Arrestohen tre persona për trafikim me qenie njerëzore dhe identifikohen dy viktima

Janë arrestuar tre persona të dyshuar në Prishtinë lidhur me vepër penale ‘trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të trafikimit’.

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikim me Qenie Njerëzore, NJHTQNJ-Prishtinë, në vazhdën e luftimit të dukurive negative dhe veprave tjera kriminale, ka zhvilluar një hetim disamujor, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave, nën dyshimin  e bazuar për kryerjen e veprave penale ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘shërbime seksuale të trafikimit’.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar:

F. P.                lindur me 1988                     f/sh/k

L. K.                lindur me 1989                     m/sh/k

K. R.               lindur me 1990                     m/sh/k

E dyshuara e parë e arrestuar dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘trafikim me njerëz’, neni 171, kurse dy të dyshuarit e arrestuar dyshohet ta kenë kryer veprën penale ‘shërbime seksuale të trafikimit’, neni 231, transmeton Indeksonline.

Me këtë rast janë identifikuar edhe dy viktima të trafikimit, të cilat pas intervistimit janë trajtuar në bazë të procedurave të parapara për viktimat e trafikimit.

Lidhur me rastin me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme