Asus prezanton laptopin më të hollë në botë, vetëm 10,9 milimetra

Kompania Asus prezantoi modelin e saj të ZenBook Flip S, laptopi më i hollë në botë. Trashësia e tij është vetëm 10,9 milimetra, ku njëri nga konkurrentët e tij modeli HP Spectre x360 është 13,8 milimetra, ndërsa te modeli i Apple MacBook Air ky dimension është 17 milimetra. Laptopin më të ri të Asus e lëviz gjenerata e shtatë e procesorit Intel Core i7-7500.

Flip S përdor sistemin operativ Windows 10 dhe ka mbështetje të plotë përmes lapsit – Windows Ink. Kompjuteri ka sensor të sigurisë të gishtërinjve, ekran 4K me diagonale 13,3 inç dhe dy porte USB Type-C. ZenBook Flip S mund të hapet deri në këndin prej 270 shkallësh. Peshon 1,1 kilogram dhe është i pranishëm në ngjyrën e kaltër dhe të artë. Pajisja ka çmim prej 1.099 dollarësh. Përveç kësaj, Asus ka prezantuar edhe katër modele të laptopëve: ZenBook 3 Deluxe, ZenBook Pro, VivoBook S dhe VivoBook Pro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme