Hoti thotë se dialogun më Serbinë duhet ta udhëheq kryeministri

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë dhe të udhëhiqet nga kryeministri i vendit, duke kundërshtuar kështu idenë e presidentit Thaçi që dialogu të kalojë në një format tjetër, atë të presidentëve.

“Dialogu me Serbinë duhet të udhëhiqet nga kryeministri i vendit. Duhet që të nxirren në tavolinë të gjitha temat e rëndësishme. Të ketë një afat kohor të realizimit të marrëveshjeve që arrihen. Përmes bashkëpunimit me miqtë tanë duhet të ketë një kornizë brenda të cilës duhet të kryhet krejt dialogu me Serbinë”.

Ai ka thënë se ky dialog do duhet të përfundoj me njohjen e Kosovës nga Serbia, transmeton lajmi.net

Ai në forumin ‘FOL Hapur’ ka folur edhe për programin e koalicionit LDK-AKR-Alternativa të cilën e ka quajtur si të pa konkurrent.

Hoti ka thënë se me qeverisjen e LDK-së rritja ekonomike gjatë mandatit të ardhshëm të jetë mesatarisht 7%. Ai po ashtu ka përsëritur premtimin se deri në fund ta mandatit katër vjeçar buxheti shtetit do të rritet në 5 miliardë.

Hoti ka thënë se këto nuk janë vetëm premtime, por sipas tij kjo është një kontratë që LDK-ja do ta lidhë me qytetarët./ Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme