Hoxhaj: Kosova nuk ka qenë kurrë pjesë e Serbisë

Ministri në largim, Enver Hoxhaj, i është përgjigjur Aleksandar Vucic’it, pasi ky i fundit ka bërë betimin si president, duke thënë se ‘Serbia nuk do të heqë kurrë dorë nga Kosova’.

‘Vucici nuk është vetëm gënjeshtar por ai gjithashtu po përçon sinjale negative për regjionin duke përdor retoriken e njëjtë karshi Kosovës’, ka thënë Hoxhaj, shkruan gazetametro.net.

Hoxhaj ka thënë se Vucic nuk ka ndryshuar aspak nga paraardhësit e tij, dhe se Kosova nuk ka qenë kurrë pjesë e Serbisë dhe as nuk do të jetë.

Ndryshe, Aleksandar Vucic u betua sot si president i Serbisë, në të cilin rast nuk hezitoi ta përsëris qëndrimin ndaj Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme