“Politikanët kanë pasur agjenda se si të pasurohen personalisht, derisa ka ardhur koha që ata ta merren më shumë me çështje sociale. Edhe kosovarët, më shumë duhet të bëjnë për shtetin sesa Kosova për ta”, ka thënë ai, raporton Ekonomia Online.
Ndërsa duke folur për zhvillimin ekonomik Philips ka thënë se ky i fundit në Kosovë nuk është ashtu siç duhet të jetë.
“Zhvillimi ekonomik në Kosovë nuk është i mirë. Mos liberalizimi i vizave është vendim i çuditshëm. Kur Ukraina e ka fituar liberalizimin e vizave pse ju mos ta keni”, ka thënë Philips.
Analisti Philiphs, ka thënë se Brukseli duhet t’ia bërë të qartë Serbisë që kjo e fundit nuk do të integrohet në BE pa i zgjidhur çështjet me Kosovën.
“Brukseli duhet publikisht t’i thotë Serbisë që nuk do të integrohet në Bashkimin Evropian nëse nuk i zgjidh të gjitha çështjet me Kosovën, dhe t’i respektoj marrëveshjet e arritura”, ka pohuar Philips.
Ai foli edhe për rolin e Rusisë në Ballkan, ku tha se shteti rus është në luftë të ftohtë me ShBA-të sa i përket ndikimit në Ballkan.
Sipas tij, Rusia së bashku me Serbinë janë armiq të Kosovës, të cilat po e pengojnë anëtarësimin në shumë organizata ndërkombëtare.