Veseli: “Fillimi i ri” jeni të gjithë ju

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, të pranishmëve u ka thënë se “Fillimi i ri” jeni të gjithë ju dhe 11 qershori do të jetë dita e fitores sonë të madhe.

 

Më 11 qershor do të vendoset kush do ta udhëheqë Kosovën të re në sfidat e zhvillimit.

“Do të ju pyes ju të gjithëve këtu sot: A mund ta udhëheq Kosovën tonë një koncept që nuk ka vizion, nuk ka ndjenjë përgjegjësie shtetërore dhe nuk merr vendim? Apo, a mund ta udhëheq Kosovën një koncept që nuk e njeh fare shtetin e Kosovës, flamuri dhe as orientimin dhe miqësinë tonë perëndimore, me SHBA-në dhe partnerët tonë perëndimore? Ju dhe vetëm ju, qytetarë të këtij vendi, nuk duhet ta lejoni këtë!”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se Kosovës i duhet një lidership i denjë dhe i aftë, që e do Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, e do dhe mban të shenjtë flamurin e lirisë, flamurin tonë të shenjtë kombëtar dhe e mban të lartësuar në botë flamurin e shtetit tonë.

“Një lidership që i mban shqiptarët të bashkuar dhe nuk i frikëson qytetarët tanë të përkatësive të tjera, si dhe që i trajton ata në mënyrë të barabartë në shtetin tonë të përbashkët”, ka thënë ai.

Veseli ka shtuar se vendi ka nevojë për një lidership që merret me zhvillimin e vendit, në vend të marrjes me vetveten dhe për vetvete, që fuqizon dhe ndihmon të diturin, punëtorin dhe të ndershmin, duke mbajtur larg fjalëmëdhenjtë dhe punëpaktët.

“Një lidership që më shumë se për vete, mendon për përgjegjësinë që ka ndaj atdheut, sakrificës sonë dje dhe mbi të gjitha punon për të sotmen dhe të ardhmen më të mirë të vendit dhe kombit tonë”, ka thënë Veseli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme