Thaçi i bindur se zgjedhjet do të jenë të drejta dhe demokratike

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në fillim të fushatës elektorale ka pritur sot në mëngjes në një takim kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën, dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhunin, të cilët kanë treguar për përgatitjet që janë bërë për mbarëvajtjen e procesit elektoral, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Thaçi është shprehur i kënaqur me punën që kanë bërë këto dy institucione, KQZ-ja dhe PK-ja, për t’u siguruar që zgjedhjet e 11 qershorit do të jenë të drejta, të lira dhe demokratike, transmeton Koha.net.

“Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të lira, fer, të drejta dhe demokratike dhe jam i bindur se të tilla do të jenë edhe zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh Thaçi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përvojën dhe profesionalizmin e duhur për të organizuar zgjedhje të standardeve më të larta. Policia e Kosovës ka përgatitjen e duhur për t’u siguruar se çdo gjë do të jetë e qetë dhe paqësore deri në fund të zgjedhjeve”, është shprehur Thaçi.

Ai gjithashtu ftoi përsëri të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhje, si dhe partitë politike i ftoi që të vazhdojnë me gjuhën konstruktive dhe me garën fer dhe të qetë.

“Kosova do të dëshmojë edhe një herë pjekurinë politike duke mbajtur zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike”, përfundoi ai.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme