Nga sot në Kosovë ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit.
Partitë politike kanë qendruar të gatshme që menjëherë pas mesnate, të nisin fushatën e tyre në rrjetet sociale.
I pari që ka publikuar spotin e fushatës, ka qenë kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, i cili është nominuar nga koalicioni PDK.AAK dhe Nisma.
Por duket se ata të cilët e kanë dhënë idenë për këtë video-fushatë, nuk kanë qenë aspak origjinal, shkruan Magazina.al
Video-spoti i Haradinajt është shumë i ngjashëm në ide me atë të partisë turke AK, e cila drejtohet nga presidenti turk Rexhep Taip Erdoan
Siç shkruan Magazina.al, video e partisë turke ishte bërë në fushatë për zgjedhjet e vitit 2014, ndërsa është shumë i ngjashëm me atë që Haradinaj ka publikuar sot.
Për më shumë ju sjellim dy video-spotet dhe vlersoni: