Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në një konferencë për shtyp ka thënë se sot një ditë pas zgjedhjes së qeverisë së re e cila premtoi jetë, kishte tentim për vrasje.
Ai tha se për fat të mirë autori i këtij rasti është kapur nga policia, ngase theksoi se edhe në të kaluarën ka pasur raste të tilla ku autorët kanë mbetur pa zbuluar.
Gruevski tha se çdoherë kur vjen në pushtet LSDM ndodhin ngjarje të tilla. Sipas tij asgjë nuk është e rastësishme
“Se asgjë nuk është e rastësishme vërteton fakti se së pari është vendosur bombë në shtëpinë e prindërve të Antonio Milloshovskit, më pas është demoluar makina e Gordana Jankullovskës ndërsa sot ka pasur tentim për të vrarë Nikolla Todorovin. Edhe gjatë ndryshimit të pushtetit në zgjedhjet e 2002, LSDM ka përdorur të njëjtat metoda”, tha Gruevski duke përmendur se ndaj makinës së tij është shtënë me armë zjarri në vitin 2002.
Ai tha se ky rast duhet të sanksionohet ngase në të ardhmen mund të përsëritet.
“Kjo është turp. Edhe populli ishte nxitur nga ata, tre vite për të ardhur në pushtet, ngase me ideja me program nuk mund të vijnë në pushtet. Shumë persona nga udhëheqësia e VMRO-së janë nën kërcënim. Kjo vepër mund të përsëritet. Rasti i sodit është kulmonim i asaj që ndërtohet si atmosferë në Maqedoni. Kjo vepër nuk do të na ndaloj, ne do të jemi në anën e interesave të shtetit dhe Maqedonisë.