Lideri i AKR’së, Behgjet Pacollli, i cili është pjesë e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, në hapjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 11 Qershorit ka thënë se në mandatin e parë qeverisës së koalicionit LDK-AKR-Alternative, do të përgjysmohen produktet e importuara në vend nga Serbia.
“…ta ndërtojmë një shtet për barabartë për qytetarët pa diferencime. Ky koalicion, njerëzit që bëjnë pjesë në të, kanë dëshmuar suksese. Në mandatin tonë të Qeverisë sonë do t’i përgjysmojmë produktet nga Serbia”, ka thënë Pacolli.
Tuje, ai ka thënë se me mandatin e tij, njohjet në vend do të rriten deri në 160 shtete.