Lëndohen 7 fëmijë në Tiranë, u rrëzuan nga trampolina e pishinës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një nga pishinat në periferi të kryeqytetit. 6 fëmijë janë lënduar pasi u rrëzuan nga trampolina e pishinës. Sipas të dhënave nga spitali, fatmirësisht fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre është dëmtuar më rëndë duke pësuar thyerje në gjymtyrë.

Pesë fëmijët e tjerë kanë pësuar gërvishtje më të lehta. Raportohet se të lënduarit janë të moshës nga 14-16 vjeç.

Njoftimi i Policisë

Më datë 01.06.2017, rreth orës 15:30, tek një hotel i pajisur me pishinë, në rrugën e Elbasanit, janë dëmtuar 7 fëmijë, të cilët ndodhen në S.Q.U., për një mjekim më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet paraprake rezulton se fëmijët e dëmtuar kanë qënë në rradhë duke pritur tek dërrasa e trampolinës për të kryer rrëshkitjen drejt pishinës, por dërrasa është thyer duke sjellë rrëzimin e fëmijëve të cilët kanë rënë mbi njëri tjetrin. Fëmijët janë të grup moshës 14­-16 vjeç dhe nuk janë të organizuar nga shkolla apo ndonjë aktivitet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme