Diplomojnë 450 studentë të UP-së

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami mori pjesë në Panairin e Tretë të Karrierës të Universitetit “Haxhi Zeka“ në Pejë, ku kompanitë e biznesit, partnere të këtij Universiteti, prezantuan ofertat nga fushëveprimi i tyre i biznesit dhe në ceremoninë e diplomimit të rreth 450 studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”- gjenerata 2016/2017.

Ministri Bajrami, me këtë rast është shprehur se, Panairi i Tretë i Karrierës është ngjarje më rëndësi për një universitet të ri, i cili gjithnjë e më shumë po merr identitetin e një universiteti modern, i cili po lidhet thelbësisht me zhvillimin ekonomik të vendit.

“Ka ardhur koha që studentët tanë, jo vetëm të marrin diploma, por edhe shkathtësi dhe kompetenca përmes mësimit dual dhe që një ditë të jenë liderë në veprimtari të ndryshme ekonomike”, tha ministri Bajrami.

Duke folur për rritën dhe zhvillimin e këtij institucioni, ministri Bajrami tha se ka qenë kënaqësi e tij, që si ministër të jetë pjesë e zhvillimit dhe rritës së këtij institucioni, ndërsa theksoi se bashkëpunimi me komunitetin e biznesit krijon mundësinë që ky Universitet edhe të profilizohet në drejtime të caktuara.

Bajrami tha se, në shekullin 21 nuk mund të mendohet asnjë projekt i zhvillimit ekonomik, nuk ka progres në qoftë se nuk kemi universitet të forta.

“Kosova është një vend i të rinjve, të cilëve nëqoftëse ne u krijojmë një sistem të edukimit, ku ta do të përfitojnë e zhvillojnë shkathtësi dhe kompetenca, ne me siguri do të jemi një vend me zhvillim ekonomik dhe të ardhme prosperuese”.

Ndërkaq, në ceremoninë e diplomimit të studentëve të gjeneratës 2016/2017 të Universitetit të Prishtinës ministri Bajrami pasi ka uruar studentët dhe familjarët e tyre për këtë ditë të veçantë ka thënë se, dita e diplomimit është festë për Universitetin e Prishtinës sepse ju të dashur studentë po filloni një jetë të re, ku do të ndërtoni ëndrrën për tu bërë të zotë të profesionit tuaj dhe të realizoni aspiratën tuaj që nesër të jeni bartës të transicion.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme