Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, u ka bërë thirrje kosovarëve që të votojnë masivisht në ditën e zgjedhjeve, më 11 qershor, për liderin që mendon për të mirën e vendit dhe të mirën e përgjithshme, shkruan sot, gazeta Zeri.
Gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”, në të cilën ka marrë pjesë dhe vetë Delawie, u është drejtuar të rinjve kosovarë se më 11 qershor do të jetë dita kur ata do të vendosin për të ardhmen e tyre.
Delawie ka përcjellë një mesazh për gjithë qytetarët, për zgjedhjet në Kosovë ku ka folur për modelin e politikanit të mirëfilltë që ka në interesin e tij vetëm të mirën për shoqërinë dhe jo interesin personal, familjar apo partiak.