Kandidati për deputet i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Labinot Tahiri, do ta hapë fushatën zgjedhore më 7 qershor në Ferizaj.
Sipas një njoftimi, në hapjen e fushatës e cila do të bëhet në restorant “Fitorja”, duke filluar nga ora 21:00, do t’iu argëtojnë 2Ton, grupi Fama, Xhela, Valon Bytyqi, Dorandd etj.
“Ftohen të gjithë përkrahësit dhe simpatizantët e Labinot Tahirit nga të gjithë trojet shqiptare që të marrin pjesë në hapjen e kësaj fushate”, thuhet në njoftimin e AKR-së.