Hashim Thaçi kacafytet keq me Ivanovin dhe Vuçiçin

Takimi i presidentëve në Brdo Brion të Sllovenisë nuk ka kaluar në qetësi. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se në takimin që e zhvilluan persidentët e vendeve të rajonit në Slloveni pati debate të ashpra.

Presidenti serb ka thënë se nuk e mban mend të ketë pasur diskutim me të ashpër dhe me të rëndë me presidentin kosovar, Hashim Thaçin.

Vuçiç tha se së bashku me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov shkëmbyen “fjalë të rënda dhe të ashpra me përfaqësuesit shqiptarë” duke aluduar në Hashim Thaçin dhe Bujar Nishanin, transmeton lajmi.

“Ata u përpoqën të thonë se deklaratat e Beogradit “që në rajon nuk është situatë e qetë”, janë trillime. Unë duhet të them se presidenti maqedon më dha mbështetje të plotë dhe Serbia e Maqedonia i bën një bllok, dy shqiptarëve”,- tha Vuçiç.

“Unë sot u thashë se e kuptojmë se shqiptarët e Kosovës mund të jenë të pavarur, por ata nuk kanë nevojë të marrin këpucët tona dhe të thonë se Serbia e jep pëlqimin dhe e njeh Kosovën si shtet”,- shtoi presidenti serb.

Ai deklaroi se zgjidhja më e mirë në Ballkanin Perëndimor është me anë të dialogut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme