Analisti i Qendrës për Analiza Politike Evropiane, Janush Bugajski thekson se, perspektiva e një konflikti të ri është duke qëndruar nën sipërfaqe në disa vende të rajonit të Ballkanit, veçanërisht në Bosnje-Hercegovinë dhe Maqedoni, përcjell agjencia e lajmeve INA.
“Kjo mund të shkaktohet nga politikanët që luajnë kartën etnike ose kërkojnë ndarje territoriale, ose nga një publiki i frustruar dhe i manipuluar nga radikalët. Rreziku do të jetë më i madh në qoftë se një krizë në një vend tërheq fqinjët në një konflikt më të gjerë rajonal, i cili mund të përshkallëzohet në dhunë. SHBA, NATO, dhe BE duhet të monitorojnë nga afër dhe të qetësojnë skenarë të tilla, nga të cilat do të përfitoj vetëm Rusia në agjendën e saj për të dobësuar Evropën dhe çmontuar Perëndimin”, është shprehur Bugajski në një intervistë për IBNA.
Ai gjithashtu thotë se politika amerikane ndaj Ballkanit nuk do të ndryshoj në mënyrë dramtike, nëse nuk ka zhvillime dramatike në rajon.
“Hyrja e Malit të Zi në NATO është mirëpritur në Uashington dhe është një hap i rëndësishëm përpara. Ajo sinjalizon edhe shtetet e tjera që ato mund të kualifikohen për Aleancën, nëse i përfundojnë detyrat e shtëpisë. Në të njëjtën kohë, SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë përfshirjen e të gjitha vendeve të Ballkanit në BE”, ka shtuar ai.