Në një telefon të tipit “Iphone 6” gjendeshin provat se si një sekser në koordinim me Policinë e Kosovës po kërkonte 100 mijë euro për mbylljen e një rasti hetimor për Qendrën për Avokim dhe Diplomaci (QAD).
Provat e inkriminonin shefin e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Emin Beqiri, si dhe sekserin e Policisë, Rrahim Hashimi. Por, pas konfiskimit nga Policia e Kosovës, nga ky telefon janë fshirë të gjitha dëshmitë në lidhje me bisedat për pagesën e ryshfetit për mbylljen e një rasti të hetimit.
Pasi paratë nuk ishin paguar, zyrtarët e Qendrës për Avokim dhe Diplomaci ishin arrestuar, ndërsa ishin konfiskuar edhe disa gjëra, në mesin e tyre edhe ky telefon. Konfiskimi i telefonit kishte ndodhur më 2 dhjetor. Në këtë telefon ata kishin të incizuara video dhe audio të sekserit të Policisë, Rrahim Hashimi, i cili po u kërkonte para dhe prova për përfshirjen e Emin Beqirit. Në mesin e tyre edhe një takim me drejtorin Beqiri. …(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)