Çfarë i tha Vuçiqi Thaçit, sipas “Blic”- it

Samiti në Bërdo bëri bashkë liderë të vendeve të rajonit ballkanik. Aty ishte edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për të cilin portali “Blic” i Beogradit thotë ta ketë provokuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Koha.net.

Sipas këtij portali, debati i rreptë ndodhi prapa perdeve dhe pas ekspozesë së presidentit kosovar në të cilën, ai, ndër të tjera ka thënë se “Serbia nuk është e gatshme për BE-në sepse nuk e njeh Kosovën dhe se nuk mund ta marrë me mend që BE ta pranojë Serbinë para Kosovës”.

Vuçiq, pas kësaj ka folur para mikpritësit të samitit, kryetarit të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier:
“Për çfarë flet ti? E ju po e doni për kryeministër njeriun i cili ka qenë i akuzuar për krimet më të rënda e të gjithë dëshmitarët janë vrarë. Pavarësinë e keni fituar pas agresionit të NATO-s pa referendum dhe nuk iu kanë njohur të gjithë. Pesë vende evropiane ende nuk po iu njohin. Ju për ne nuk jeni shtet i pavarur. Dhe ju nuk dëgjoni ç’flet Serbia dhe thoni se nuk kemi qasje evropiane sepse nuk duam ta njohim Kosovën. Për dallim nga ju që për kryeministër e emëroni atë që … unë në Kuvend kam thënë se Serbia ka hequr dorë nga mitet e veta për të ardhmen jo vetëm të serbëve por edhe të shqiptarëve në Kosovë”.

Pastaj Vuçiq ka përmendur edhe ato që portali i Beogradit i quan politika luftënxitëse, përkatësisht nacionaliste në rajon. “Ti Hashim ke folur për Shqipërinë e madhe, jo unë. Edhe Jonuz Musliu. Po flisni hapur për këtë e Brukseli nuk po guxon të thotë kush ka folur, por vetëm thotë pakësoni deklaratat. E keni pasur një detyrim e s’e keni plotësuar, ai është Bashkësia e Komunave serbe, ne i kemi plotësuar të gjitha, numrin telefonik, gjykatësit, prokurorët …të gjitha. Ju? Asgjë, sepse keni pasur përkrahjen e vendeve më të shumta të Bashkimit Europian”, ka thënë Vuçiq dhe ka përfunduar:

“Problem juaji është se nuk dini ta zgjatni dorën. Shoh koordinim të aksionit të njerëzve nga Kongresi amerikan dhe të ekstremistëve tuaj. T’i kishit 30 për qind shqiptarë në Mal të Zi, gur mbi gur nuk do të linit e ne asgjë s’kemi kërkuar nga ta. Ma gjej dikë në rajon që do të fliste me Haradinajn e nuk o të gëlltiste thera. Kaq për demokraci”.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme