Lunacek: Mos i votoni ata që nuk mund t’i plotësojnë kushtet për liberalizmin e vizave

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Ulrike Lunacek ka dhënë një mesazh për qytetarët e Kosovës në kohën kur vendi është në fushatë zgjedhore.

Nënkryetarja e PE-së, Lunacek u ka bërë thirrje kosovarëve të mos i votojnë njerëzit të cilët nuk iu garantojnë atyre se do t’i plotësojnë dy kushtet për liberalizim të vizave: demarkacionin dhe luftimin e krimit të organizuar!

Përndryshe, Instituti Cilësor për Hulumtime Analiza dhe Trajnime (iCHAT) në bashkëpunim me “BETA e.V” organizon ceremoninë kryesore të Konferencës 6 ditore “Model European Union Kosova 2017” e cila mbahet në Parlamentin e Republikës së Kosovës më 6 qershor 2017!

Në konferencën e së martës do të flasin raportuesja për Kosovën, në PE, Ulrike Lunacek, kryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe disa ministra./zeri.info/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme