Thaçi – Dragusha: Fillimi i Ri po gjen mbështetje në gjithë Kosovën

Është kënaqësi e jashtëzakonshme kur sheh se Fillimi i Ri po gjen mbështetje në të gjitha qytetet pa dallim. Ferizaj, Fushë Kosova, Prizreni, Obiliqi po e përkrahin Fillimin e Ri, që do të nis reformat nga 12 qershori. Na duhet rritja ekonomike, na duhet investimi në mbrojtje të ambientit, në arsim, shëndetësi, por për tu arritur këto na duhet ndihma e sovranit më 11 qershori. Fillimi i Ri nuk do të jet thjesht një shifër pozitive, por një impakt i drejtpërdrejtë tek ekonomia e familjeve tuaja.
Të të gjithë jemi dëshmitarët e këtij fundshekulli ku PDK-ja bëri shtetin, krijoi institucione, shpalli pavarësinë dhe tash është koha për rritje të ekonomisë dhe guxim, që të tjerët nuk e patën edhe pse iu erdhi rasti.
Unë ju siguroj që siç luftuam e fituam për të bërë atë që të gjithë thoshin se nuk mund të bëhet, do të luftojmë edhe për të bërë atë që të tjerët nuk guxuan. Më vjen mirë që ju e keni përqafuar Fillimin e Ri, që është projekti më i rëndësishëm për Kosovën. 11 qershori është referendumi për t’i thënë PO Fillimit të Ri, dhe jo atyre që nuk e njohin shtetin e tyre dhe të tjerëve që nuk e patën guximin.

Fotografia e Evgjeni Thaçi Dragusha
Fotografia e Evgjeni Thaçi Dragusha
Fotografia e Evgjeni Thaçi Dragusha
Fotografia e Evgjeni Thaçi Dragusha

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme