Motra e regjisorti Petrovic, Radmila Petrovic Cvoric ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të Festivalit të Cannes për rëndësinë e këtij filmi, për reagimet e Titos mbi këtë film, dhe për përkushtimin e vëllaut të saj, shkruan KultPlus.
Kryeverpra e regjisorit Sasa Petrovic “Mbledhësit e puplave”, film në të cilin ka luajtur aktori i madh shqiptar Bekim Fehmiu, javën e shkuar ishte prezantuar në Festivalin prestigjioz në Cannes, pikërisht në 50-të vjetorin e realizimit të këtij filmi, shkruan KultPlus.
Motra e regjisorti Petrovic, Radmila Petrovic Cvoric ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të Festivalit të Cannes për rëndësinë e këtij filmi, për reagimet e Titos mbi këtë film, dhe për përkushtimin e vëllaut të saj.
“Mbledhësit e puplave”, ishte filmi i parë që tregoi për jetën e romëve, gjuhën e tyre… “Filmi ka bërë dy gjëra të rëndësishme për komunitetin rom: kënga “Delem Delem”, u shndërrua në një himn ndërkombëtar i romeve, dhe pika e dytë ishte se pas prezantimit të këtij filmi në Paris, në vitin 1967, hapi debatin mbi statusin e këtij komuniteti”, ka thënë ajo mbi këtë film që kishte fituar çmimim e madh në Kanë dhe ishte i nominuar për çmimin Oscar dhe atë të Globit të Artë. Ajo ka treguar më pas se pas këtij suksesi, ish presidenti i Jugosllavisë Tito, kishte shumë komente pozitive mbi suksesin e këtij filmi.
Ajo në këtë intervistë ka treguar se si vëllai i saj, regjisori i këtij filmi i ka treguar asaj se pas suksesit të filmit në Kanë, Tito e ka ftuar regjisorin në rezidencën e tij verore në Brion, ku Tito kishte treguar se i pëlqente të shikonte këtë film pothuajse për çdo ditë. /KultPlus.com