Lista Serbe mesazh Prishtinës: Serbët nuk mund t’i bëni të dëgjueshëm

Lista Serbe ka vazhduar fushatën elektorale në Zveçan me akuza të rënda për Aleksandër Jabllanoviqin, kryetarin e Partisë së Serbëve të Kosovës, i cili të dielën pasdite është arrestuar nga Policia pasi që kishte kërcënuar anëtarë të Listës Serbe, shkruan sot gazeta Zeri.

Por Jabllanoviq, i cili është liruar pasi që ka dhënë deklaratë në Polici, ka thënë se nuk e ka kërcënuar askënd me armë dhe se janë militantët e Listës Serbe të cilët, siç ka thënë ai, ia kanë vjedhur materialin zgjedhor dhe afishet që kishte filluar t’i vendoste në Leposaviq.

Në tubim kanë folur Lubomir Mariq, koordinator i “Zajednicës”, pastaj ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq, i cili është edhe kryetar paralel i Zveçanit, kryetari legal i Zveçanit, Vuçina Jankoviq, shkruan gazeta Zeri.

Lubomir Mariq ka thënë se në Kosovë e sheh vetëm Listën Serbe. “Ata që thonë se Serbi në Kosovë nuk ka, se serbët në Kosovës e Metohi janë të përçarë, ashtu thonë edhe mediet e tyre se serbët në Kosovë e Metohi janë më shumë kolona.

Disave prej tyre nuk do t’ua jepja as delet për t’i ruajtur. Qytetarëve të Serbisë në Kosovë do t’ua bëja një pyetje, a do të guxonin t’ua besonin ndonjërit prej tyre, natyrisht përpos Listës Serbe, kur shqiptarët po përpiqen që me ndryshime kushtetuese të krijojnë terren për formimin e së ashtuquajturës ushtri e Kosovës.

Jam i sigurt se disave prej tyre, të cilëve nuk dua t’ua përmendi emrat, nuk do t’ua besoja as delet për t’i ruajtur, e kurrsesi t’ua besoj interesat esenciale ekonomike e të sigurisë së familjeve të tyre”, ka thënë mes tjerash ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal i Republikës së Kosovës, Lubomir Mariq./Zeri/.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme