Gjermania ka bërë gati një plan të veçantë për Ballkanin Perëndimor, që do të ishte kompensim për pritjen e gjatë të hyrjes në Bashkimin Europian.
Gazeta e Beogradit “Novosti”, e cila thirret në burime diplomatike, shkruan sot se Berlini ka përgatitur një “mini Plan Marshall” për Ballkanin, i cili gjatë disa viteve të ardhshme do të duhej të mëkëmbë ekonomitë e rajonit dhe ai plan së shpejti do të dalë para Këshillit të Europës në Bruksel, i cili duhet ta lejojë dhe të përcaktojë fiondin e posaçëm për shtetet ballkanike, transmeton Koha.net.
Ky plan është pagëzuar “Berlini plus”, ndërsa paratë për realizimin e tij do të duhej ta siguronin, ndër të tjera, Zona Ekonomike Europiane (EEA), që e përbëjnë vendet anëtare të BE-së, Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia, si dhe Asociacioni Europian për Tregti të Lirë (EFTA), në të cilin bashkë me shtetet e tjera bën pjesë edhe Zvicra.
Shuma që do të mblidhej ende nuk dihet. Por ideja synon që brenda disa vitesh rajoni ynë të shndërrohet në një hapësirë atraktive ekonomike.
Ndër të tjera “Novosti” përmend si qëllim ndërlidhjen e Ballkanit Perëndimor me infrastrukturë siç janë autostradat që do të lidhnin Serbinë me Bosnjë e Hercegovinën, ose Beogradin me Tiranën e Prishtinën.
Bashkimi Europian në këtë mënyrë do të fitonte punëtorë të aftësuar dhe një rajon në pikëpamje teknologjike të gatshëm, por qëllim është që përmes rritjes së nivelit të jetesës Ballkani Perëndimor t’u afrohet partnerëve perëndimor.
Qëllim i fortë për aktivizimin e “Berlin plus” është edhe ulja e tensioneve në rajon.
Perëndimor ka rëndësi të madhe për sigurinë e Gjermanisë. Sipas kësaj gazete beogradase, rast për të bërë diçka më konkretisht për “Berlini plus” do të jetë mesi i muajit të ardhshëm, kur në Trieste mbahet samiti vjetor i t Perëndimor.
© KOHA.