Xhelal Sveçla, një kandidat që do ta votoja pa asnjë hezitim, në cilëndo listë që do të garonte

Shkruan: Xhevdet Pozhari

Gjatë punës në Komunën e Prishtinës, të vetmit drejtor që nuk ia kam ditur zyrën ngaqë gjithmonë ishte në terren, ishte ish drejtori i inspekcionit, Xhelal Sveçla.

Në jetën time nuk kam takuar kurrë njeri më punëtor dhe më vet mohues sesa ai.

Gjatë punës së tij u ballafaqua me qindra kërcënime nga më të ndryshmet, por gjithmonë gjente motiv dhe energji për të inkurajuar të tjerët. Ishte ndoshta i vetmi drejtor që nuk pushoi as gjatë vikendeve dhe që kishte vënë tërë qenien e tij në shërbim të kryeqytetit.

Ditën e kobshme, kur dy fëmijë humbën jetën në një gropë e cila ndodhej në një pronë private ku ligjërisht nuk lejohej ndërhyrja e autoriteteve për të evituar paraprakisht rrezikun, ishte edhe momenti i thyerjes së tij, njeriut që luftoi dhëmb për dhëmb me mafian urbane, por u lëndua pakthyeshëm kur shkaku i sistemit të korruptuar burokratik, dy engjëj humbën jetën.

Lotët e tij asaj nate nuk ishin lot pafuqie e dorëzimi, por lot mllefi e dhimbjeje pse nuk kishte mundësi të bëjë diçka më shumë për vendin e tij, pse duhej të vepronte gjithmonë me “duar të lidhura”.

Andaj, me 11 qershor, me votën time do ta tërheqi një “nyje të litarit” që mban të prangosura duart e një njeriu me vullnet të hekurt e zemër të madhe për vendin. “Nyjat” tjera mund t’i zgjidhni ju!

Një personalitet si Xhelalin do ta votoja, pa asnjë hezitim, në cilëndo listë që do të ndodhej sepse jam i bindur se do të angazhohej pakursyer që të ndërtohej një shtet që do ta dëshironim secili për fëmijët tanë.
I tillë është Xhelali.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme