Haradinaj: Zhvatësit e “Tre Përqindëshit” udhëheqin sot LDK-në

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, gjatë tubimit në Gjakovë, ka përmendur se ka bashkëpunuar me LDK-në e Ibrahim Rugovës, por ai ka thënë se sot ky subjekt politik është në duart e njerëzve që e kanë zhvatur fondin e luftës- duke aluduar tek Isa Mustafa që ka qenë udheheqës i Fondit të ashtuquajtur “Fondi i Treperqindeshit”.
“LDK sot është në duart e njerëzve që e kanë zhvat fondin e luftës”- tha Haradinaj në Gjakovë.

Tutje në përmbyllje të fjalimit Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në votim më 11 qershor.

“Kjo është dita jonë Gjakovë, cdo votë është e rëndësihme, mos e lini në shtëpi votoni të gjithë”- ka thënë Hardinaj.

“Urime fitorja Gjakovë”- ka përfunduar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme