Njohës të diplomacisë thonë se Kosova ndaloi vetë njohjet për shtetin

Njohje të shumta për Kosovën paralajmëronte gjatë fushatës së 2014-ës ish-kreu i PDK-së atë kohë, tash president i vendit, Hashim Thaçi.

Që prej mbajtjes së zgjedhjeve në qershorin e 2014-ës deri në konstituimin e institucioneve të Kosovës në fundin e apo atij viti, erdhën vetëm dy njohje, raporton KTV.

Viti 2015 u përmbyll vetëm me një njohje, ndërsa 2016-ta me dy njohje nga Suriname e Singapori.

Pasardhësi i Hashim Thaçit në postin e kryediplomatit kosovar, Enver Hoxhaj, pat paralajmëruar që numri i njohjeve deri në fund të 2016-ës do të shkonte deri në 115.

Muaji qershor Kosovën e gjen me 114 njohje, ndërsa ajo e fundit ka ardhur më 27 shkurt të këtij viti nga Bangladeshi.

Analistja Besa Shahini thotë se nëse në pushtet sërish vijnë të njëjtit njerëz, atëherë nuk do të ndryshojë asgjë në këtë aspekt. Sipas saj, Kosova i ndaloi vetë njohjet, me hyrjet në bisedime me Serbinë. Shahini thotë se nuk është punuar sa duhet as me 5 shtetet e Evropës, që nuk e kanë njohur Kosovën.

Ndërsa njohësi i integrimeve evropiane Emrush Ujkani thotë se Kosova në aspektin diplomatik ka ngecur shumë prapa. Për të ndryshuar kjo situatë, Kosova duhet të dëshmojë se është shtet ligjor.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme