Britani: Konservatorët duket se nuk do ta fitojnë shumicën e duhur

Agjencia Reuters, pastaj rrjetet britanike televizive, BBC dhe Sky News, në projektimet e tyre të bazuara në rezultatet e pjesërishme të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura dje në Britani, paralajmërojnë se Partia Konservatore e kryeministres, Theresa May, do ta humbë shumicën e saj në parlament.

 

Humbja e shumicës prej 330 deputetëve, sa i kishin deri tash konservatorët, me gjasë do të krijoj një situatë të trazuar dhe krijon dyshime për përpjekjet e May për forcimin e pozitës së saj në negociatat për dalje nga Bashkimi Evropian.

Pasi sot herët në mëngjes janë shpallur rezultatet për 633 vendet në parlament, partia e kryeministres May i ka fituar 308 vende, dhe ajo më nuk është në gjendje ta arrijë shifrën prej 326 ulëseve, që i mundëson ta ketë shumicën në parlamentin prej 650 vendeve, ka raportuar agjencia Reuters.

Rrjeti BBC ka projektuar se konservatorët do të fitojnë 318 vende, ndërsa Partia Laburiste opozitare do t’i ketë 267 vende deputetësh. Kjo situatë mund të krijoj bllokadë, pasi asnjë parti tjetër nuk ka fituar vota të mjaftueshme për të mundur të përfshihet në krijimin e shumicës parlamentare.

Kryeministrja May po ballafaqohet me thirrje nga opozita dhe partia e saj që të paraqes dorëheqje, por ajo ka shprehur përkushtim për të mbetur në mënyrë që të krijohet “stabilitet” për Britaninë, derisa partia e saj, me numër të zvogëluar deputetësh në krahasim me përbërjen e kaluar, synon ta formoj qeverinë e re. /Rel/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme