15:20/ 5 Shtator 2016 / Sakte.net
Ish-ministri i punëve të jashtme të Suedisë, Carl Bild në një postim në llogarinë e tij në Twitter e ka cilësuar si skandaloze mosratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi gjatë javës së shkuar në Kuvendin e Kosovës.
“Është skandaloze që Kosova nuk ishte në gjendje të ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Kjo ishte një çështje e lehtë”, ka ai, transmeton Klan Kosova.