Studimi më i ri i kompanisë Millward Brown tregon se Toyota vazhdon dominimin shumëvjeçar në mesin e markave të mëdha botërore, transmeton KosovaPress.
Vlera e brendit Toyota më 2017 është vlerësuar në 28,66 miliardë dollarë, me rënie të lehtë prej 3% krahasuar me vitin e kaluar.
Në studimin, i cili publikohet çdo vit, janë renditur 100 brendet më të vlefshme botërore, ndërsa Toyota në 12 vitet e fundit madje dhjetë herë ka marrë emërtimin e brendit më të vlefshëm botëror.
Vendin e dytë e zë BMW, e cila po ashtu ka shënuar rënie për 8%, në 24,56 miliardë dollarë. Në vendin e tretë renditet auto-brendi gjerman Mercedes, vlera e të cilit është 23,51 miliardë dollarë, me rritje vjetore prej 4%.
Lista e dhjetë markave të veturave më të vlefshme në botë më 2017:
1.Toyota 28,66 -3%
2. BMW 24,56 -8%
3. Mercedes 23,51 +4%
4. Ford 13,06 0%
5. Honda 12,16 -8%
6. Nissan 11,34 -1%
7. Audi 9,39 -1%
8. Tesla 5,88 +32%
9. Land Rover 5,53 +17%
10. Porsche 5,14 +16%