“Lista Serbe është zëri i Serbisë, kurrë nuk do të përkrah Ushtrinë e Kosovës”

Përfaqësuesit e Listës Serbe dje në tubimin e fundit zgjedhor u kanë premtuar edhe një herë qytetarëve serb se nuk do të përkrahin formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Kryetari i kësaj liste, Slavko Simiq ka thënë se qeveria e Serbisë dhe presidenti Aleksandër Vuçiq janë shpresë për mbijetesën e popullit serb në Kosovë, shkruan agjencia e lajmeve Beta.

“Qeveria e Serbisë me ndihmën e listës serbe është e pranishme në jetën politike dhe institucionale, në parlamentin e Prishtinës dhe qeverinë në Prishtinë, andaj Lista Serbe është zëri dhe fytyra e Qeverisë së Serbisë”, ka thënë Simiq, transmeton lajme.net.

Ai ka thënë se kurrë nuk do ta përkrahin formimin e Ushtrisë së Kosovës, duke shtuar se Prishtina ka formuar parti serbe për të përçarë popullin dhe politiken serbe, por deklaron se këto parti nuk kanë perspektivë politike. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme