Riformatimi i qeverisë Mustafa fillon me dorëheqjen e ministrit Çollaku?

Gjasat për lëvizjen e lirë pa viza të qytetarëve të Kosovës brenda këtij viti janë shumë të vogla pas vendimit të Komitetit për të drejtat civile, drejtësi dhe çështje të brendshme.

Megjithatë, ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, e ka mirëpritur votimin e sotëm në komisionin e Parlamentit Evropian për të drejtat civile, drejtësi dhe punë të brendshme.

Ai tha se votimin e sotëm duhet ta kuptojmë edhe një rikonfirmim të radhës për mbështetjen që lëvizja e lirë pa viza e qytetarëve të Kosovës e gëzon tek eurodeputetët e përfaqësuar në këtë komision të Parlamentit Evropian, dhe është një hap përpara drejt vendimit përfundimtar.

“Uroj që ky hap dhe i gjithë procesi të përfundohet sa më shpejtë. Qytetarët e Kosovës e kanë merituar trajtimin e barabartë me fqinjët e tyre qe një kohë të gjatë, dhe institucionet e Kosovës kanë bërë punë të pakursyer në përmbushjen e kërkesave të parashtruara në këtë proces”, theksoi Çollaku.

Megjithatë, ministri Çollaku tha se duhet nënvizuar që deri te liberalizimi i vizave mbetet të merret vendim nga i gjithë Parlamentit Evropian që do të ndodhë në një seancë plenare të mëvonshme.

Por, portali Sakte.net nga burime të sigurta brenda kryeministrisë merr vesh se në fakt këto mund të jenë edhe deklarimet e fundit të Bekim Çollakut në cilësinë e ministrit për Integrime Evropiane. Siç bëjnë të ditur burimet tona, gjatë mesit të këtij muaji ministri Çollaku pritet të paraqesë dorëheqjen e tij që në fakt është si rezultat e mosliberalizimit të vizave që u determinua edhe nga zhvillimet politike në Kosovë. Në këto rrethana, Çollaku pritet të bëjë publike dorëheqjen e tij e cila do të sinjalizojë edhe fillimin e riformatimit të Qeverisë Mustafa./Sakte.net

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme