Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në Klan Kosova ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të sotme.
Ai ka thënë se në bazë të rezultateve që i kanë në parti, 37 deputetë do t’i ketë PAN’i, 31 Vetëvendosje, LDK 27 deputetë.
Ai ka thënë se në Prishtinë, Vetëvendosje ka fituar bindshëm, me mbi 40 për qind të votave.
Ndërsa, Dardan Molliqaj, ka thënë se me këtë përqindje, PAN’i edhe pse ka dalë i pari, nuk do të arrijë ta bëjë qeverinë.