Kryetarët e BDI-së dhe PDSH-së, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, janë duke realizuar një takim në një nga restoranet në Tetovë. Zyrtarisht nuk ka informata se për çfarë do të bisedohet, por burime partiake jozyrtarisht kanë thënë se temë diskutimi pritet të jenë zhvillimet politike në vend dhe temat që tangojnë shqiptarët, mëson SHENJA.
Ditëve të fundit është folur edhe për mundësinë që BDI t’i ofrojë PDSH-së të jetë pjesë e koalicionit qeveritar, por zyrtarisht dy partitë para takimit nuk kanë thënë asgjë lidhur me këtë. Ky është takimi i parë tet-a-tet që Ahmeti dhe Thaçi realizojnë pas një kohe të gjatë të ekzistimit në skenën politike.