Gjilani dhe Anamorava kanë qenë një ndër qendrat që më së shumti kanë habitur qytetarët me rezultatet e votimeve të mbrëmshme.
Bazuar në ato të publikuara në ueb-faqen e KQZ-së, është Lëvizja Vetëvendosje e cila ka marrë 40.14 përqind të votave duke vazhduar me koalicionin LDK-AKR-Alternativa me 28.08 përqind, shkruan Indeksonline.
Ndryshe Gjilani njihet si bastion i LDK-së, dhe gjithsej ishin 129 vendvotime në këtë komunë./Indeksonline/