Pas numërimit të 91 % të votave, dhe publikimit të rezultateve është krijuar edhe një panoramë mbi shtrirjen gjeografike të partive politike në Kosovë.
Pavarësisht se në zgjedhje parlamentare, Kosova është një zone e vetme zgjedhore, ka një interesim të madh se si është shpërndarë vota nëpër komuna të ndryshme.
Duke bërë një krahasim me rezultatet e fundit të zgjedhjeve lokale, duket se ajo që ka përfituar më së shumti është Lëvizja Vetëvendosje, dhe kryesisht shtrirjen e ka bërë në “terren” të LDK-së.
VV ka “marrë” nga LDK-ja komuna të mëdha si Ferizaj, Gjilan, por edhe Viti, Fushë Kosovë, ndërsa PDK-së i ka marrë Vushtrrinë, Kamenicën, Kaçanikun.
PDK me koalicion tash kryeson në komuna si Peja e Suhareka që LDK-ja ka kryetarët e këtyre Komunave.
E vetmja surprizë e këndshme për LDK-në është udhëheqja në Komunën e Dragashit, komunë kjo që PDK-ja e ka kryetarin./Bota sot