Komisioni Qendror Zgjedhor deri më tani ka përfunduar së numëruari të gjitha votat e vendvotimeve të qyteteve të Kosovës, përveç Prishtinës Prizrenit dhe Mitrovicës së Jugut.
Prishtina dhe Prizreni si rajonet më të mëdha në Kosovë pritet të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve nacionale, pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, shkruan Indeksonline.
KQZ, pritet që gjatë orëve të mbrëmjes ti publikoj rezultatet në mënyrë zyrtare, duke përcaktuar fituesin e parë të këtyre zgjedhjeve.
Sipas këtyre rezultateve, koalicioni PAN ka marrë 34.02 për qind, duke u renditur si subjekt i parë me më shumë përqindje.
Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje e cila ka garuar e vetme në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit i ka siguruar 27.07 për qind duke u renditur kështu si subjekti i dytë.
Koalicioni LDK-AKR-AL është renditur në vendin e tretë duke marrë 25.71 për qind të votave.
Mbi 52 000 vota që janë shpallur të pa vlefshme gjatë procesit të numërimit nga Komisioni Qendror Zgjedhor.