Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në një intervistë të shkurtër për agjencinë e lajmeve Makfax, ka thënë se Lëvizja Besa nuk do t’i votojë propozimet për zv/ministra. Kasami ka vlerësuar se BDI ka propozuar zgjidhjet më të këqija të mundshme kadrovike, dhe se në partinë e Ahmetit ka fituar krahu i VMRO-së.
A do t’i votoni zëvendësministrat e BDI-së?
Nuk i votuam ministrat, s’kemi pse i votojmë zëvendësministrat.
A mendoni se kjo është qeveri reformatore?
Kjo nuk është qeveri reformatore. Përvoja e deritanishme tregoi se qeveri reformatore nuk mund të bëhet me këso përbërje.
Çka mendoni për zgjedhjet kadrovike të BDI-së?
Më të dobëtat që mund t’i ketë BDI-ja.
A mendoni se me këto propozime fitoi krahu i VMRO-së në BDI, e kam fjalën për ministrat e BDI-së?
Për fat të keq, ashtu duket.