Audi prezantoi kabrion më të shpejtë deri më tash (FOTO)

Një vit pas lansimit të Audi R8 V10 Spyder të rregullt, arrin versioni ekstrem Plus.

Njëjtë sikurse te variantet coupe – modeli R8 V10 Plus përdorë motor me fuqi prej 610 kuaj fuqi që është 70 kuaj fuqi më tepër se sa Audi R8 V10 Spyder i zakonshëm.

Varianti Plus nga 0-100 km në orë i arrin pas 3,3 sekondash, ose 0,3 sekonda më shpejt se sa Spyder i rregullt.

Shpejtësia maksimale e automobilit është më e madhe për 10 km në orë, ose 328 km në orë.

Inxhinierët e Audi kanë arritur “të kursejnë” 25 kg në krahasim me R8 V10 Spyder e zakonshëm, andaj modeli ir i peshon 1.587 kg.

Çmimi i kësaj veture në Gjermani fillon nga 207.500 euro dhe dërgesat e para priten nga fundi i qershorit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme