Alternativa dënon ashpër gjuhën banale dhe tejet denigruese të Hajdar Beqës drejtuar Mimoza Kusari – Lila.
Ky subjekt politik e ka cilësuar tejet turpëruese që një politikan, kryetar dege dhe anëtar i kryesisë së një partie të përdor një fjalor të tillë.
“Ne vlerësojmë se Z. Beqa duhet të kërkoj falje publike jo vetëm se ka ofenduar rëndë Znj. Kusari – Lila, por mbi të gjitha se përfaqëson një grupacion (subjekt) politik dhe si i tillë duhet të jetë shembull për qytetarët, të rinjtë dhe të rejat e vendit”, thuhet në reagimin e Alternativës.
Aty theksohet se ‘Banalizma të këtilla nga një përfaqësues i popullit duhen denuar ashpër dhe me seriozitet në mënyrë që diskursi politik në vend të ketë nivelin që i takon njëherë e përgjithmonë!