Kurti: Vetëvendosje ka pasur kontakte me LDK-në

I nominuari i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se partia e tij me rezultatin “e jashtëzakonshëm” në zgjedhjet e fundit duhet të ketë të drejtën të formojë qeverinë e re.

“Lëvizja Vetëvendosje nga këto zgjedhje shënoi një rezultat të jashtëzakonshëm dhe kësisoj u shndërruam në partinë e parë politike në vend. Ne jemi partia më e madhe në Kosovë dhe besojmë se kjo shpresë e madhe e qytetarëve, pas kthimit të guximit tek ata që të votojnë për ndryshime që i duam të gjithë, duhet të rezultojë jo vetëm me një Kuvend të ri, por edhe me një Qeveri të re”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se llogaritë në koalicionin LDK-AKR-Alternativa dhe deputetë të tjerë të Kuvendit për Qeverinë e re. Në fakt, Kurti ka njoftuar se partia e tij tashmë ka filluar kontektet me disa parti.

“Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka pasur kontakte edhe me LDK-në, unë kam pasur edhe me AKR-në dhe posa të marrim vesh se cilët deputetë do të jenë në Kuvendin e ardhshëm, në legjislaturën e gjashtë, ne do t’i fillojmë takimet dhe bisedimet për Qeverinë e re”, ka treguar Kurti.

Kurti tutje ka thënë se “nuk ka kuptim të formohet Qeveria duke u varur nga Lista Serbe” sepse sic thotë ai,  “jemi të bindur që një Qeveri e varur nga Lista Serbe do t’i kishte dy kryeqytete, edhe Prishtinën edhe Beogradin”.

“Ne e kuptojmë që duhet të kemi ministra serbë në Qeveri, jo veç se kjo të behët duke pranuar kushtet e Beogradit, përkatësisht Listës Serbe e cila funksionon shumë e më tepër si përfaqësi politike e diplomatike e Beogradit në Kosovë, sesa si parti politike e serbëve të Kosovës. T’i kemi 61 numra, ne deputetët shqiptarë dhe më pas pakicat jo serbe. Por, kurrsesi të jetë Qeveria e varur prej tyre”, ka shtuar Kurti në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

Ish-lideri i VV-së ka thënë se Presidenti Thaci duhet që t’ia jap atyre të drjetën për forminin e Qeverisë nëse koalicioni PAN nuk arrin të sigurojë votat e nevojshme për krijimin e institucioneve.

:Teknikisht ai do t’ia ofrojë këtë gjë koalicionit PAN dhe është i detyruar, është i obliguar që këtë të na e bëjë neve, porsa të dështojë formimi i Qeverisë nga ana e koalicionit PAN, që duket shumë e ngjashme tashmë. Në anën tjetër, ne do të mbledhim nënshkrimet, pasi që t’i fillojmë takimet duke dëshmuar se shumica parlamentare e cila duhet ta formojë Qeverinë e re ndodhet jashtë udhëheqjes së PAN-it”, ka thënë ai./Insajderi.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme