Komisioni Qendror Zgjedhor ka marrë vendim për rinumërimin e 30 kutive të votimit për arsye të ndryshme që janë hasur gjatë pranimit të tyre në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.
Gjatë mbledhjes që sot mbajti KQZ, u bë poashtu e ditur se numri i fletëvotimeve pas vlerësimit të pakove me fletëvotime të ardhura përmes postës është: 5 mijë e 246, e të cilat do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.
Në këtë mbledhje, anëtarët e KQZ-së inkurajuan stafin e Qendrës së Numërimit dhe të Rezultateve që të vazhdojnë me punën në mënyrë që sa më shpejt të arrihet deri te shpallja e rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit, transmeton Klan Kosova.