Ministria e Punës prezantoi projektin “Harmonizimi i legjislacionit të Kosovës me legjislacionin e BE në fushën e kushteve të punës.
Kryeinspektori i Punës në MPMS, Basri Ibrahimi bëri me dije se fatkeqësisht vetëm në këtë vit për pesë muaj kanë humbur jetën 9 qytetarë në vendin e punës. Vdekjet sipas tij po vijnë kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë. Ai tha se fatkeqësisht kjo dukuri nuk po arrin të ndalet sepse edhe në vitin 2016 ka pasur 9 vdekje.
Ibrahimi tha se fatkeqësisht siguria dhe shëndeti në punë nuk është e mirë.
Sirja Poder, përfaqësuese e BE tha se Bashkimi Evropian është e përkushtuar ta ndihmojë Kosovën financiarisht për kushtet e punës, sepse Kosova ka të ardhmen në BE dhe mbetet standard për plotësimin e kushteve për siguri në punë.