Gëzim Ajgeraj vjen me librin me poezi Art Metafora

PËR DRITËN TUAJË

Ditëve të përmalluara të udhëve
Edhe me copëzat e shpirtit të të përvëluar
Dritë nga qirinjët e pa shuar të mendimit dua të u falë

Tri dekada rrodhën ujvarë mbi zjarrin e mallit
Po këngën se shuan se se shuan

E ç`tu japë më tepër nga kjo largësi
Kur fijet e ylbereve të mallit ikin orë e çastë
E më prangosin udhëve

Edhe mijëra herë do ti ndezë kandilat e shpirtit
E do ti shtrydhë deri në palcë muzat e mendimit
E do të betohem në shkëlqimin e diellit
Deri në fitilat e fundit të shpirtit të përmalluar
Dritën për s`do ta ndalë

Nganjëher nga zemrimi e zemra e plasë u bërtasë
E me kamxhikun e fjalës ua fringëlloi veprimet
Se S` dua të ju shoh asnjëherë nën udhë

Se më dhembë zemra e më pëlcasin damarët përballë ligësisë

E di se dritën tuajë ua ka lodhë terri shekullorë
E mbi qiellin e njomë ringriten pëllumat e plagosur
Ndaj me më të bukurën e shpirtit dua të ua zbukuroi ditët
Se zemra më digjet për buzëqeshjen tuajë

Ndaj i kam ndezë kandilin e mendimit
Dhe tek njësohem me dritën
Dhimbjet e mia i shtrydhë nëpër mall

Zvicër 2013

 Fotografia e Gëzim Ajgeraj

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme