May: Shumë pranë marrëveshjes për formimin e qeverisë britanike

Kryeministrja britanike, Theresa May u shpreh optimiste për një marrëveshje të qeverisë me partinë e vogël të Irlandës së Veriut DUP-në që do t’i mundësojë një shtysë të re, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare, në momentin e fillimit të negociatave për Brexit.

Me një rezultat shumë më të ulët se parashikimi në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit, liderja konservatore është e detyruar të bëjë aleancë me DUP, ku dhjetë deputetë do t’i mundësojnë marrjen e 326 vendeve të nevojshme për të siguruar një shumicë të cilësuar në Dhomën e Komunëve.

Megjithëse marrëveshja nuk është ende e përfunduar, të dy partitë kanë gjetur një “terren të gjerë marrëveshjesh” në lidhje me disa çështje kyçe”, pohoi sot një zyrtar i lartë konservator, që parashikon tashmë i qetë votëbesimin e Parlamentit.

Në shenjë sugjerimi, sipas The Guardian dhe The Independent, se qeveria duhet të jetë besimplotë në lidhje me finalizimin e një marrëveshjeje, lideri i Dhomës së Komunëve Andrea Leadsom njoftoi sot se seanca e radhës në Parlament do të zhvillohet më 21 qershor, me një vonesë dy ditore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme