Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL votohet në shtator

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni, ka marrë një letër nga Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, Jurgen Stock, lidhur me aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, transmeton Koha.net .

“Jam i lumtur të ju njoftoj se Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it në takimin e fundit në Lyon të Francës nga 31 maj – 2 qershor 2017 ka vendosur ta përfshijë aplikimin për anëtarësim në INTERPOL të Republikës së Kosovës në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të 86-të e cila do të mbahet në Pekin të Kinës nga 26-29 shtator 2017”, thuhet midis tjerash në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm Jurgen Stock, drejtuar Hyseni.

Në këtë letër, Hyseni njoftohet se këshilltari ndërkombëtar Hans Corell, i cili ishte emëruar për të udhëhequr një studim rreth procesit të anëtarësimit në INTERPOL, ka finalizuar punën e tij dhe raportin ia ka dorëzuar Komitetit Ekzekutiv.

Bazuar në këtë raport, Komiteti Ekzekutiv do t’i paraqesë Asamblesë së Përgjithshme për aprovim një kornizë të udhëzimeve për procesin e anëtarësimit.

Pas aprovimit të këtyre udhëzimeve pritet votimi i aplikacioneve për anëtarësim, përfshi këtu edhe atë të Kosovës.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme