Agim Bahtiri: Nëse AKR bën koalicion me PDK-në, unë largohem nga partia

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, e cila ka hyrë në koalicion parazgjedhor me LDK-në, ka thënë se nëse partia e tij ik nga ky koalicion dhe shkon me PDK-në, ai do ta lë partinë.

Një ndër njerëzit më të votuar të AKR-së, dhe politikani që arriti t’i fitojë zgjedhjet në Mitrovicë, ka thënë se vullneti i të rinjve dhe qytetarëve nuk ka qenë për koalicion me këtë parti, të cilën ai e quan, parti të së keqes, shkruan Periskopi.

“Në qoftë se kjo parti do të bëj koalicion me këtë parti, Agim Bahtiri nuk do të jetë në të”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Bahtiri ka thënë se e respekton Pacollin, mirëpo nëse ai merr këtë vendim që t’i bashkohet PDK-së, ai ka thënë se nuk mundet më të vazhdojë krah tij.

Ndryshe, nga mediat është raportuar se Pacolli është afër koalicionit me koalicionin PAN, i cili si i vetëm nuk mundet dot të formojë Qeverinë e re të Kosovës. /Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme